Kosova

U ndryshuan pak ditë më parë, vandalizohen tabelat e trafikut në Leposaviç

u ndryshuan pak dite me pare vandalizohen tabelat e trafikut ne leposavic
u ndryshuan pak dite me pare vandalizohen tabelat e trafikut ne leposavic

Në raportin e sotëm 24 orësh, Policia ka njoftuar se për një rast “Vandalizëm” në Leposaviç. Atje, një shtetas i Serbisë dyshohet se ka dëmtuar dy tabela të trafikut. “VANDALIZËM- Leposaviq / 16.03.2024  01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull/s, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje”, sqaronte policia.

Lidhur me rastin, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i tha Gazetës Express se fillimisht janë ndaluar 4 persona të dehur. “Katër persona i kemi ndaluar fillimisht, që të gjithë të dehur. Në fund dy personave ju janë shqiptuar tiketa për dehje në vend publik, një i dyshuar për vandalizëm (kundërvajtje) dhe një ka mbetur dëshimtar. Asnjëri nuk është arrestuar”, tha Elshani.

Ai konfirmoi se shenjat e trafikut që janë dëmtuar janë tabelat e vendbanimeve që janë vendosur së fundi. Të enjten tabelat e komunikacionit që tregojnë vendbanimet të shkruara në cirilik në veri të Kosovës janë zëvendësuar me tabela dygjuhëshe, në gjuhën shqipe dhe atë serbe, por me alfabet latin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts