TIRANE
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka risjellë në vëmendje një deklaratë të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili është shprehur në Komision se “Baza e Sazanit nuk mund të privatizohet”. Ndërkohë Salianji perifrazon kryeministrin Rama i cili ka deklaruar se ‘Sazani nuk është zonë e mbrojtur’.
Salianji shprehet se këto janë dy qëndrime të ndryshme, ndërsa shtron pyetjen: “A po dorëzohet ky aset kombëtar pa transparencë, pa garë dhe në kundërshtim me zotimet e qeverisë vetëm për interesa të pushtetit?”
Postimi
‘Me zë dhe figurë; cfarë thoshin dje dhe cfarë bëjnë sot!
Rama tha sot se Sazani nuk është zone e mbrojtur! Ndryshe, ështê shprehur
Peleshi dje: Baza e Sazanit nuk mund të privatizohet!
Thuajse dy vite me pare kam shprehur shqetesimin publik per ishullin e Sazanit, dhe ministri i Ramës mohoi kategorikisht kur tha se baza e Sazanit nuk mund te privatizohet!
A po dorëzohet ky aset kombetar pa transparencë, pa garë dhe në kundërshtim me zotimet e qeverisë vetëm për interesa të pushtetit?’- shkruan Salianji.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co