Ministria e Jashtme palestineze ka deklaruar se kërcënimet e vazhdueshme të Benjamin Netanyahut për të pushtuar Rafahun, ku rreth gjysma e popullsisë 2.3 milionëshe të Gazës kanë kërkuar strehim, paraqesin një sfidë flagrante për konsensusin ndërkombëtar dhe amerikan për mbrojtjen e civilëve.
Në një postim në rrjetin social “X” kjo ministri shkroi se hakmarrja e verbër dominon qeverinë izraelite dhe kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe botës.
Deklarata u postua pasi Netanyahu nuk iu bind presionin ndërkombëtar duke thënë se ai do të nisë një ofensivë në Rafah.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co