VIDEO/ Fund thriller në “Old Trafford”, Manchester United kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup, bie Liverpool

video fund thriller ne old trafford manchester united kualifikohet ne gjysmefinale te fa cup bie liverpool
video fund thriller ne old trafford manchester united kualifikohet ne gjysmefinale te fa cup bie liverpool

Manchester United është kualifikuar për në gjysmëfinalen e FA CU, pasi eliminuan Liverpool në Old Trafford (Manchester). Koha e rregullt përfundoi 2-2, ndërsa pas 120 minutash lojë, sfida u mbyll 4-3.

Vendasit nga Manchesteri e nisën ndeshjen “zjarr” duke realizuan me McTominay në minutën e 10-të, por rezultati u përmbys që në pjesë të parë. Ekipi i Klopp shtoi ndjeshëm presionin pas pësimit të golit dhe barazoi në fundin e fraksionit të parë me një goditje të bukur të Mac Allister, e cila ishte e pamundur për t’u kapur nga portieri Onana. Në të 45-tën, Liverpool rikuperoi topin dhe me anë të Salah dërgoi shifrat në 1-2.

Në fundin e ndeshjes, atëherë kur mysafirët po shkonin drejt një kualifikimi, Antony riktheu shpresën te “Djajtë e kuq”. Në “frymën e fundit”, Marcus Rashford i vetëm përballë portierit zgjodhi të bëjë më të vështirën, duke dërguar topin jashtë.

Në shtesë, Elliott, i ndihmuar edhe nga devijim “tundi rrjetën” me një gjuajtje nga distanca. United nuk u dorëzua dhe në të 111-tën bëri gjithçka mirë me Rashford. Në minutën e 120-të, Diallo ndëshkoi Liverpoolin, për t’i dhënë kualifikimin e madh United.

[embedded content]

[embedded content]

[embedded content]

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co