Vasili: Rama rrëmbim mafioz të 430 mln eurove nga buxheti për Portin e Durrësit, SPAK boll u fshehe

vasili rama rrembim mafioz te 430 mln eurove nga buxheti per portin e durresit spak boll u fshehe
vasili rama rrembim mafioz te 430 mln eurove nga buxheti per portin e durresit spak boll u fshehe

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shprehet se Edi Rama rrëmbeu në mënyrë mafioze 430 milionë euro nga buxheti për Portin e Durrësit.

Vasili thekson se SPAK nuk duhet të fshihet më, por se duhet që të veprojë.

“Edi Rama kishte deklaruar publikisht në 12 dhjetor 2022 se për ndërtimin e portit të Durrësit do të shpenzohen 390 mil euro dhe qeveria do të paguante vetëm 46%, pra rreth 170 milion euro që edhe këto do t’i përballonte Autoriteti Portual i Durrësit pa asnjë ngarkesë për Buxhetin e Shtetit. Ndërsa sot qeveria ka planifikuar 430 milion euro nga buxheti, i gjithi financim i shtetit”, shprehet Vasili.

Postimi i nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili:

Rama rrembim mafioz i 430 milion euro nga Buxheti per Portin e Durresit,SPAK boll u fshehe!

Afera gjigande mafioze e Portit te Durresit kulmoi me rrembimin nga buxheti i 430 milion euro.

SPAK per te mos u lodhur ja ku i ke me radhe faktet, ndaj nuk fshihesh dot më dhe duhet te veprosh.

Edi Rama kishte deklaruar publikisht ne 12 dhjetor 2022 se per ndertimin e portit te Durresit do te shpenzohen 390 mil euro dhe qeveria do te paguante vetem 46% pra rreth 170 milion euro qe edhe keto do ti perballonte Autoriteti Portual i Durresit pa asnje ngarkese per Buxhetin e Shtetit.

🔷️Ja çfarë thoshte Rame ne 12 dhjetor 2022:

“zëvendësimi i portit është 390 mln euro, ku 46% e vlerës së investimit do ta kontribuojë qeveria e Shqipërisë dhe 54% presim të jetë kontribut i kompanisë që do të fitojë garën ndërkombëtare”.

Ndersa sot qeveria ka planifikuar 430 milion euro nga buxheti i gjithi financim i shtetit.

🔷️Ja çfarë tha sot ne 2024 Rama:

“Kemi kalendarizuar procesin për hapjen e garës për Porto Romano, për të cilin do të bëjmë një ndryshim të natyrës së financimit pasi ka urgjencë strategjike duke qenë se kemi përfshirë edhe NATO-në këtë proces”.

“Do të kalojmë me financim të brendshëm, që të mos varemi nga kohët e tejzgjatura që burojmë nga financimi i huaj”

🔸️Po ashtu, në prononcimin për ATSH, zyra e NATO-s në Bruksel tregon ftohte e qarte se s’ka asnje financim

“Në lidhje me Porto Romanon, ne mirëpresim ofertat e aleatëve për të pritur objektet e NATO-s. Ekspertët tanë shikojnë të gjitha ofertat e tilla dhe më pas japin këshilla bazuar në kërkesat ushtarake të Aleancës”.

🔷️Ndërsa ministrja Balluku kishte deklaruar ne 12 dhjetor 2022:

“Sa i përket financimit të këtij projekti, 46 për qind do ta marrë përsipër qeveria, ndërsa 54 përqindëshi tjetër do të jetë financim nga kompania ndërtuese.

Kjo kredi do të rimbursohet nga Autoriteti portual i Durrës, pa cenuar buxhetin e shtetit.”

Gënjeshtër mafioze gjigande!!

➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️

🔴Nga zero lek nga financim nga buxheti, mashtruesi Rama kaloi ne plot 430 milion euro financim.

🔴Nga financim nga Autoriteti Portual i Durrësit ne 430 milion euro totalisht nga buxheti.

🔴Nga kryerja me 46% PPP mashtruesi Rama kaloi ne financim direkt total nga buxheti.

🔴Nga parashikimi i një kontributi financiar 170 milion euro edhe ky nga Autoriteti Portual, kaloi ne 430 milion euro nga buxheti i qytetareve.

🔴Nga 390 milion euro mashtruesi Rama e rriti ne 430 milion euro financimin.

➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️

Shihni VIDEON se cfare thoshte Rama ne dhjetor te 2022 gjate prezantimit te Projektit te Portit te Durrësit, qe u prezantua nga studio holandeze “Royal Haskoning DHV”,l.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →