U hodh nga nëna 42-vjeçare, gjendet trupi i foshnjës së porsalindur në lumin e Tapizës

u hodh nga nena 42 vjecare gjendet trupi i foshnjes se porsalindur ne lumin e tapizes
u hodh nga nena 42 vjecare gjendet trupi i foshnjes se porsalindur ne lumin e tapizes

Autoritetet kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të foshnjës së porsalindur që u hodh në lumin e Tapizës nga nëna e vetë ditën e sotme.

Raportohet se trupi është dërguar në morgun e Tiranës.

Kujtojmë se 42-vjeçarja ka lindur foshnjën e saj dhe më pas e ka hedhur në ujërat e lumit të Tapizës, duke gjetur vdekjen. Policia sqaroi se foshnja ka lindur në kushtet e shtëpisë.

42 vjeçarja është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se pasi ka lindur foshnjën mëngjesin e sotëm e ka hedhur në lumin e Tapizës.

Gruaja ka deklaruar para policisë se ka menduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe më pas e ka marrë dhe e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në lumë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →