Bota

Ora ‘Rolex’ i hap probleme, nisin hetimet për presidenten e Perusë, zyrtarja: E kam blerë me kursimet e mia

ora rolex i hap probleme nisin hetimet per presidenten e peruse zyrtarja e kam blere me kursimet e mia
ora rolex i hap probleme nisin hetimet per presidenten e peruse zyrtarja e kam blere me kursimet e mia

Prokurori i Përgjithshëm i Perusë njoftoi dje se ka nisur një hetim paraprak kundër presidentes Dina Boluartek, e cila dyshohet se mbante ora të shtrenjta, pa deklaruar blerjen apo origjinën e parave, gjatë kohës që ishte ministre.

Hetimi filloi pas një raportimi nga media online peruan i lajmeve La Encerrona, i cili filloi të publikonte më 15 mars raporte të shoqëruara me foto që tregonin zonja Boluarte duke mbajtur orët kur ajo ishte anëtare e qeverisë në 2021 dhe 2022. Bëhet fjalë për dyshime për “pasurim të paligjshëm” dhe mosdeklarim të “blerjes së orëve Rolex”, shpjegoi zyra e prokurorisë në një njoftim për shtyp.

Zonja Boluarte siguroi se i ka “duart të pastra” dhe se ka vetëm një orë, të blerë me kursimet e saj. Presidentja, 61 vjeçe, ishte përballur tashmë me një hetim, me një aktakuzë edhe më të rëndë (“gjenocid”, “vrasje serike me rrethana rënduese” dhe “shkaktim i lëndimit të rëndë”), pas vdekjes së më shumë se 50 personave në trazirat që pasuan gjatë inaugurimit të saj në dhjetor 2022. Kreu i shtetit zakonisht gëzon imunitet ligjor deri në fund të mandatit të saj në 2026.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts