Ndihmës Sekretari në Byronë Ndër-kombëtare të Narkotikëve të SHBA, Tod Robinson ka zhvilluar sot një takim në SPAK me kreun e Prokurorisë së posaçëm Altin Dumani.
Zyrtari i lartë amerikan do ketë takim edhe me kryeministrin Edi Rama.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se për dy orë ai zhvilloi takim me Dumanin dhe një numër të lartë prokurorësh. Sipas burimeve jo zyrtare është folur për punën e prokurorisë dhe mbështetjen e SHBA.
[embedded content]
Fokusi i vizitës së zyrtarit amerikan është përcjellja e mesazhit se SHBA mbështet punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.
Pas Tiranës, ndalesa e radhës në datat 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co