Fshati që nuk po zhvillohet për një copë rrugë/ Njihuni me Strelcën, vendbanimin me potencial turistik që është lënë në harresë

fshati qe nuk po zhvillohet per nje cope rruge njihuni me strelcen vendbanimin me potencial turistik qe eshte lene ne harrese
fshati qe nuk po zhvillohet per nje cope rruge njihuni me strelcen vendbanimin me potencial turistik qe eshte lene ne harrese

Strelca është një nga fshatrat me te bukur në bashkinë e Maliqit por edhe pse ka shumë burime ujore, histori, klimë të mirë, gjelbërim të pafundëm, ngado që të kthesh kokën, në këtë zonë mungojnë investimet.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se në këtë vendbanim, në hyrje te fshatit ekziston një tabelë ku shpjegon atraksionet që duhen vizituar, por që t’i vizitosh ato, gjëja e parë që kërkon një turist janë rrugët, investime të cilat kanë munguar prej vitesh në këtë fshat.

Panorama e parë që të ofron qendra e fshatit është shkolla 9-vjeçare Hodo Skënderi, në të cilën dikur kanë bërë mësim rreth 300 nxënës, ndërsa sot kanë mbetur jo më shumë se 20.

Në këtë fshat shumë familje janë larguar, dikur numëronte mbi 1600 banorë, por sot i kanë mbetur rreth 300.

Alfred Skenderi kryetar i fshatit Strelcë thotë se bashkia e Maliqit e ka një projekt për të asfaltuar rrugën në një gjatësi prej 2.7 km.

Vetëm me investimet dhe projektet që janë premtuar për zhvillimin e kësaj zone, banorët do t’i rikthehen fshatit e deri sa të vijë ai moment kjo është ajo çfarë sot gjen në këtë fshat, banorë që presin investime të reja që vendi të rigjallërohet dhe pse jo te kthehet në shkëlqimin që dikur ka pasur.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co