![Sekuestrohen maska që përdoren për ngjarje kriminale, armë e municion, arrestohet 26-vjeçari në Krujë 2 sekuestrohen maska qe perdoren per ngjarje kriminale arme e municion arrestohet 26 vjecari ne kruje](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/sekuestrohen-maska-qe-perdoren-per-ngjarje-kriminale-arme-e-municion-arrestohet-26-vjecari-ne-kruje.jpg)
Policia në Krujë ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi iu gjetën sende të paligjshme.
Të riut i janë gjetur fara të dyshuara kanabisi, 4 maska që përdoren për ngjarje kriminale, 1 kamera ambientale, sasi të municionit luftarak dhe 3 celularë.
Njoftimi i policisë:
Krujë
Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale mbarëkombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Seeds”.
Operacioni u zhvillua nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Krujë.
Sekuestrohen rreth 3000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, 4 maska si ato që përdoren për ngjarje kriminale, 1 kamera ambientale, sasi municioni luftarak dhe 3 celularë.
Vihet në pranga poseduesi i tyre.
Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacioneve “Tempulli 2”, dhe “Sundimi i ligjit”, për një shtetas që transportonte fara kanabisi dhe posedonte sende të kundërligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seeds”.
Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. D., 26 vjeç, banues në Krujë.
Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan rreth 3000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, 4 maska si ato që përdoren për ngjarje kriminale, 1 kamera ambientale, sasi municioni luftarak dhe 3 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co