Çdo njësi ushtarake franceze e dërguar në Ukrainë do të ishte objektiv kryesor, ka thënë shefi i inteligjencës së jashtme të Rusisë.
“Ai [një kontingjent francez] do të bëhet objektiv kryesor dhe legjitim për sulmet nga forcat e armatosura ruse”, tha Sergei Naryshkin.
“Kjo do të thotë se do ta priste fati i të gjithë francezëve që kanë ardhur ndonjëherë në territorin e botës ruse”, shtoi ai, raporton skynews.
Muajin e kaluar, presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se nuk do ta përjashtonte idenë e dërgimit të trupave evropiane në Ukrainë – megjithëse ai paralajmëroi se “asnjë konsensus” nuk është rënë dakord mes aleatëve.
“Asgjë nuk duhet të përjashtohet”, shtoi ai, “ne do të bëjmë gjithçka që duhet në mënyrë që Rusia të mos fitojë”.
Ndryshe, Italia, Gjermania, SHBA-ja, NATO kanë kundërshtuar mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co