Policia e Korçës njofton se ka arrestuar 4 të rinj, që dyshohet s ekanë djegur një makinë në orët e para të mëngjesit.Në pranga ka rënë një 18-vjeçar, dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar.
Balkanweb mëson se 18-vjeçari i arrestuar është Kristo Sharko. Konflikti dyshohet se ka qenë për një vajzë.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të djegies së 2 automjeteve, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në vijim të veprimeve hetimore për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore, djegien e 2 automjeteve, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjet nr. 4 dhe 14, Korçë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 18 vjeç, dy shtetas 17 vjeç dhe një shtetas 16 vjeç, banues në Korçë.
Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe tërësia e provave të siguruara dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë djegur me zjarr, në lagjen nr. 4, automjetin tip “BMW” të shtetasit G. C., 20 vjeç, dhe në lagjen nr. 14, automjetin tip “Benz”, të shtetasit J. G., 18 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co