Risi në listën e Kombëtares, Arbër Hoxha: I lumtur që jam pjesë e Shqipërisë

risi ne listen e kombetares arber hoxha i lumtur qe jam pjese e shqiperise
risi ne listen e kombetares arber hoxha i lumtur qe jam pjese e shqiperise

Shqipëria publikoi listën e të ftuarve pak ditë më parë, për ndeshjet miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho vendosi të grumbullojë për herë të parë futbollistin e Dinamos së Zagrebit, Arbër Hoxha.

Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një postimi, ka shpërndarë një video të sulmuesit, i cili thotë fjalët e para pas afrimit në kombëtare. “Përshëndetje. Unë jam Arbër Hoxha dhe ndihem shumë i lumtur që jam pjesë e Kombëtares. Ju presim të premten në Parma në ndeshjen kundër Kilit. Forca Shqipëri”, – tha Hoxha.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co