“Qepe gojën”/ Dënimi nga Vëllai i Madh “mollë sherri” mes Romeos dhe Julit: 10 vjet në televizion dhe…

qepe gojen denimi nga vellai i madh molle sherri mes romeos dhe julit 10 vjet ne televizion dhe

22:37 – 19.03.2024

Qepe gojën/ Dënimi nga Vëllai i Madh mollë sherri mes Romeos dhe Julit: 10 vjet në televizion dhe...

qepe gojen denimi nga vellai i madh molle sherri mes romeos dhe julit 10 vjet ne televizion dhe
qepe gojen denimi nga vellai i madh molle sherri mes romeos dhe julit 10 vjet ne televizion dhe

Vëllai i Madh i dënoi banorët pas gjesteve të përsëritura me shpërdorimin e ushqimeve, duke u ndaluar këto produkte.

Kjo ka ngjallur debat të fortë mes Julit dhe Romeos, me këtë të fundit që u fut dhe në grevë urie. Për Julin, Romeo u tall me ata persona që hyjnë vërtet në grevë urie. Nga ana tjetër, Romeo tha se hyri në grevë duke kërkuar dëniminnga banorët për Ledjonën.

Juli: Ai që e barazoi nuk isha unë por Vëllai i Madh që tha se ushqimi është shpërdoruar vazhdimisht. Këtu janë bërë 6 veprime të tilla. Është bërë mullar dhe ndaj ka ardhur ky zarf. Veprimi i Romeos është i njëjtë, është shpërdorim produkti.

Romeo: Si është njësoj more, si është, ma shpjego?

Juli: A ka mundësi ta qepësh gojën dhe të flas unë? A ka mësuar ndonjë gjë nga televizioni ky more? Ka 10 vjet, s’ka mësuar asgjë.

Juli: Tani për mendimin tim, një vezë e shpërdoruar nga Ledjona, është njësoj me orizin e shpërdoruar nga Romeo dhe nga uji i shpërdoruar nga të tjerët. Pas zarfit, ky më tha e ka ky fajin. Ky më fut sepse do që unë të dënoj Ledjonën. Po kush jam unë ta dënoj? Jam banor i barabartë.

Ledion Liço: Po ti pse i kërkon Heidit të dënojë?

Romeo: Po more po…

Juli: Qepe gojën o injorant

Juli: Unë i kam thënë që po justifikon veprimin e Romeos, Heidi me aq sa e njoh unë thotë gabim ti, gabim edhe ti, jo mirë ti, po ti tjetri pse? Çfarë ndodhi pastaj? Hymë në fazën e talljes, ai u tall me ata që hyjnë në grevë urie. Po ta kishte bërë Jetmiri, Vesa, Ilnisa, dikush që nuk ka shpërodruar…

Romeo: Kush je ti more që e përcakton?

Romeo: Të shtunë na u tërhoq veshi për shpërdorimi ne ushqimit. Të dielën unë këndoja dhe Ledjona vjen më gjuan me vezë. Askush nuk reagoi, nuk e dënoi askush. Vjen zotëria dhe i thotë Heidit pse e mbron. Gocat ishin shoqe me Ledjonën.

Ledion Liço: Ajo që ne nuk kuptuam është që kur nuk ka ushqim në shtëpi, çfarë kuptimi ka greva e urisë?

Romeo: Jo kishte ushqim, kanë ngrënë petulla në mengjes

Juli: Dhe ti bashkë me ne, hëngre orizin dhe pastaj hyre në grevë urie.

Juli: Ne kemi parë shumë greva urie, por grevë që të hajë tjetri pilaf e të futet në grevë urie, nuk kishim parë.

Romeo: Kërkesa ishte dënimi i mosreagimit për atë veprim. Ne u dënuam pa ushqim, por asnjë nuk reagoi, nuk e dënoi, e kanë shoqe. Zarfi i Zi nuk ju bën punë. Nuk u bashkua asnjë me mua sepse janë interesaxhinj.

Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →