Ishte dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për përdhunim, por Gjykata e Barcelonës ka vendosur të lirojë Dani Alves. Mediat spanjolle ka zbardhur vendimin e fundit të gjykatës, ku me shumicë votash, gjyqtarët kanë vendosur të lënë të lirë ish mbrojtësin brazilian. Alves duhet të paguajë një garanci prej 1 milionë euro. Gjithashtu, gjykata i ka tërhequr dy pasaportat ish lojtarit të famshëm, atë spanjolle dhe braziliane, duke i mohuar të drejtën për t’u larguar nga Spanja.
![Vendim befasues, Gjykata e Barcelonës liron Dani Alves, por duhet të paguajë një garanci të majme 2 Asss](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/vendim-befasues-gjykata-e-barcelones-liron-dani-alves-por-duhet-te-paguaje-nje-garanci-te-majme.jpg)
Alves e ka të ndaluar t’i afrohet denoncueses në një distancë prej 1000 metrash nga shtëpia e saj, si dhe nga vendi i saj i punës dhe çdo vend tjetër që frekuenton. As nuk do të mund të komunikojë me të përmes çfarëdolloj mediash derisa të jepet një dënim përfundimtar.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co