Në shtëpinë e “djajve të kuq” mbetet i hapur diskutimi mbi të ardhmen e Erik Ten Hag. Pavarësisht se Man.United është rikthyer te rezultatet pozitive, 6 fitore në 10 ndeshjet e fundit, kaq nuk mjafton për ta konfirmuar në krye të skuadrës edhe për sezonin e ri. Sipas Daily Star: Sir Jim Ratcliffe, aksionari i ri i klubit, po mendon t’i besojë stolin trajnerit aktual të përfaqësueses angleze, Gareth Southgate.
Tekniku britanik ka një kontratë me “tre luanët” deri në dhjetor të këtij viti, ndërsa ka refuzuar pak kohë më parë ofertën për të rinovuar kontratën aktuale. Gjithnjë sipas të përditshmes angleze, bosi i United do të bëjë gjithçka për të siguruar shërbimet e Southgate pas përfundimit të “Euro2024”.
Ratcliffe ka marrë mendimin e shumë legjendave të klubit të cilët me sa duket i kanë sugjeruar emrin e Southgate.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co