Policia e Shtetit njofton se një 68-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, pasi në shkurt 2024 ka tentuar të vrasë një person. Ndërsa, një tjetër shtetas është ekstraduar për në Itali, pasi dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal që merret me trafik droge.
Njoftimi i policisë:
Interpol Tirana
Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe i koordinimit të punës me partnerët ndërkombëtarë, ekstradohen 2 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
-Ekstradohet nga Gjermania, 68-vjeçari që tentoi të vriste një shtetas, më datë 08.02.2024.
-Ekstradohet drejt Italisë, një shtetas i akuzuar nga autoritetet italiane, si pjesëtar i një grupi kriminal për trafikimin e narkotikëve.
Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, janë ekstraduar 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:
-si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Ëiesbaden, Gjermani, është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar:
S.K., 68 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin e datës 11.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Shtetasi S. K. akuzohet se më datë 08.02.2024, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin S. B. Shtetasi S. K. është lokalizuar dhe kapur në Gjermani, si rezultat i operacionit të përbashkët, të koduar “Koordinimi”.
-si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasi shqiptar:
G. H., 29 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 09.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Shtetasi G. H. është lokalizuar dhe kapur në Durrës, më datë 07.11.2023, gjatë operacionit policor të koduar “Vendndodhja”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co