Jetmir Pemaj, 33 vjeç, vdiq nga një plagë e thellë me thikë në bark gjatë një beteje në Harrow Street, Whitmore Reans, më 27 korrik të vitit të kaluar.
Një tjetër viktimë Franc Curri u godit gjithashtu me thikë gjatë dhunës që shpërtheu mes dy grupeve kriminale rivale rreth orës 5 të mëngjesit, por ai mbijetoi.
Dy shtetasit shqiptarë po përpiqeshin të mbronin “shtëpinë e barit” nga një grup hajdutësh, brenda një banese me qira në Newhampton Road.
Një prej tyre, Lucious Winchester, 24 vjeç (në foto poshtë), i goditi me thikë të dy gjatë një përleshje pasi e ndoqën dhe e kapën në një rrugë aty pranë. Winchester, nga Quinton, u dënua të martën pasi pranoi më parë vrasjen e Pemajt si dhe plagosjen e Currit dhe për vjedhje të rëndë.
Gjatë dënimit, Gjykatësi Michael Chambers tha: “Të gjitha këto vepra lindin nga një incident që ndodhi në orët e para të 27 korrikut të vitit të kaluar kur ju ishit pjesë e një numri sulmuesish në një vjedhje të rëndë në Newhampton Road në Wolverhampton.
Ky është një rast tjetër i një fabrike të krijuar kanabisi që çon në një konfrontim të dhunshëm mes dy grupeve rivale”.
Ai u identifikua pasi forca zbuloi se tre nga thikat e tij ishin lënë në zonë dhe oficerët e policisë e arrestuan atë dy ditë më vonë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co