Tri ditë pushimi dha pas fitores së fundit ndaj Egnatias trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç. Pushime këto që mund t’i shërbejnë ekipit për t’u rikuperuar nga forma fizike.
Pritet që sot një pjesë e mirë e ekipit të jetë në seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Dinamon. Grupi pritet të kompletohet të enjten, duke përjashtuar lojtarët e grumbulluar me Kombëtaren U-21, siç janë Rashica, Nika dhe Janaqi.
Trajneri Ivan Gvozdenoviç ka përgatitur një plan pune të detajuar për të mos rrezikuar rënien e formës së lojtarëve, por t’i mbajë ata të karikuar për javët e mbetura të kampionatit.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co