Përfitoi dhjetëra milionë lekë nga shoqëria “DAAM”, prokurorët e SPAK zbardhin skemën: Evis Berberi tërhoqi para cash nga kompania që e shiti

perfitoi dhjetera milione leke nga shoqeria daam prokuroret e spak zbardhin skemen evis berberi terhoqi para cash nga kompania qe e shiti
perfitoi dhjetera milione leke nga shoqeria daam prokuroret e spak zbardhin skemen evis berberi terhoqi para cash nga kompania qe e shiti

Evis Berberi, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili u arrestua për korrupsion e pastrim parash përfitoi miliona lekë nga shoqëria DAAM, të cilën sipas SPAK e zotëronte në mënyrë të tërthortë.

“Pas shitjes së kuotave të kompanisë ‘DAAM’ te shtetasja Brunilda Buli, më datë 31 janar 2019, edhe pse nuk ishte më aksioner i kësaj kompanie, Evis Berberi është konstatuar që në periudhën 7 Shkurt 2019 deri më 10 shkurt 2020, ka tërhequr para cash nga llogaria e kësaj shoqërie vlerën 1 930 000 lekë si dhe 75 mijë e 100 eurosh”, thuhet në dosje.

SPAK arrin në përfundimin se zyrtari i lartë është pronari de fakto i kompanisë, referuar mesazheve të zbuluara në celularin e Ervis Lamit, një prej dy biznesmenëve të arrestuar.

Në dosjen voluminoze, janë zbardhur mesazhet e shkëmbyera mes berberit, Ervis Lamit, biznesmenit tjetër të arrestuar Valter Begaj, i kompanisë net Group dhe Brunilda Bulit. Në një nga mesazhet Evis Berberi i dërgon sms Ervis Lamit: ‘Të duhet vërtetimi nga OSHEE? Më dërgo kontrata, libreza dhe ID të Valterit t’i bëjmë dhe vete i merr’.

Në një tjetër mesazh, Ervis Lami i dërgon një foto Berberit ku shihet një automjet dhe i shkruan: Të lashë peshqesh një palë syze. Mes 3 të arrestuarve dhe Brunilda Bulit ka qindra mesazhe të zbardhura në dosjen hetimore, ku ata flasin për tendera. Evis Berberi akuzohet se firmosi 6 tendera në favor të ish- ortakut të tij Valter Begaj, 3 prej të cilëve kur ishte në kreu të Agjencisë së Evidencës së Energjisë dhe 3 kur drejtonte Autoritetin Rrugor. Më paratë e dyshuara si ryshfet, ai investoi dhe bleu sipërfaqe të mëdha toke në fshatin Mangull të Tiranës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →