Fotografi dhe fotoreporteri Roland Tasho çeli një ekspozitë fotografish në Galerinë e Artit. Kjo ekspozitë është një guidë në vite në Tiranë ku fotot nga Lana, Piramida, Pazari i Ri dhe nga transformimi i tyre na mundësojnë të kthehemi pas në kohë, për të kujtuar disa pamje të tiranës që sot nuk i shohim më. Një përzgjedhje e rrallë nga arkivi i Roland Tashos me foto para dhe pas periudhës së Tranzicionit është në fokus të kësaj ekspozite fotografish.
Rolandi e ka përshkruar punën e tij si një foto e bukur e shkrepur ndër vite por me ngjyrat e të cilës është punuar gjatë për t’i ndërtuar.
Roland Tasho nuk është thjesht fotograf që prej 40 vitesh fikson disa çaste e vende, por fotografia është vetë jeta e tij. Ai ka dhënë kontributin e tij si fotoreporter në një nga revistat më të rëndësishme të viteve të shkuara, në revistën “Ylli”. Roland Tasho njihet për arkivin e tij të pasur me fotografi sidomos gjatë protestave të dhjetorit të vitit 90 dhe nga ndryshimet politiko-sociale të Shqipërisë në vazhdim.
Ekspozita e fotografit të njohur do të qëndrojë e hapur deri me 7 prill.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co