Arrestimi i Evis Berberit, Meta: Rilindja vjedh në mënyrë mizore, gjithë qeveria duhet të ishte te aksi i shembur Korçë-Ersekë

arrestimi i evis berberit meta rilindja vjedh ne menyre mizore gjithe qeveria duhet te ishte te aksi i shembur korce erseke
arrestimi i evis berberit meta rilindja vjedh ne menyre mizore gjithe qeveria duhet te ishte te aksi i shembur korce erseke

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa u pyet për arrestimin e kreut të ARRSH-së, Evis Berberi, tha se qeveria duhet të ishte te rruga Korcë-Ersekë dhe të japë llogari për skandalin. Ai tha se kjo është një mënyrë skandaloze që qeveria fryn kostot e rrugëve.

“Mendoj se e gjithë qeveria dhe shteti duhet të ishte te rruga Korçë-Ersekë, që ka rënë në mënyrë skandaloze, për të cilën kryeministri vetë premtoi se rruga do inaugurohej së shpejti. Falë Zotit që rruga ra përpara se të kalojë makinat. Kjo dëshmon se Rilindja qëllimisht i fryn kostot e rrugëve, për të vjedhur në një mënyrë mizore, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve.

Unë e paralajmërova atë që mund të ndodhte me këtë rrugë.  Pastaj ndodhi një shembje e dytë dhe u bë përpjekje e madhe për ta izoluar nga fuqia që qytetarët të informoheshin, ishte një gjë e tmerrshme. Aty duket qartë se nuk ka gurë, as stabilitet, por kishte vetëm dhe e kashtë, ishte skandaloze”, deklaroi Meta.

[embedded content]

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →