Presidenti i Federatës “djeg” Zidane: Deschamps, trajneri më i mirë francez

presidenti i federates djeg zidane deschamps trajneri me i mire francez

E ardhmja e Didier Deschamps, trajnerit të Francës, vijon të vihet në dyshim edhe pse ka një kontratë deri në 2026. Ndryshe nga perceptimi publik, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, beson shumë te Deschamps, trajneri nuk rrezikon edhe nëse nuk fitojnë në Gjermani:

Aaaa
Aaaa

“Nuk ka asnjë dyshim mbi këtë. Nuk më pëlqen të jap një gjykim të parakohshëm. Ne jemi mes ekipeve favorite, nuk duhet të hedhim asnjë gurë kundër kësaj makinerie fituese”, u shpreh Diallo për El Figaro, duke iu përgjigjur më pas pyetjes në lidhje me Zinedine Zidane, i cili prej kohësh shihet si pasuesi i Deschamps:

Hhhhhhhhhhh
Hhhhhhhhhhh

“Zidane është një nga ikonat e futbollit francez dhe duhet të tregojmë gjithnjë respekt ndaj tij për atë që ka dhënë për Francën. Por ne kemi në dispozicion trajnerin më të mirë të futbollit francez, i cili ka një kontratë deri në 2026. Kjo është e gjitha”, u shpreh presidenti i Federatës Franceze të Futbollit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →