Euro 2024 mund të jetë kompeticioni i katërt dhe i fundit për Gareth Southgate në krye të kombëtares së Anglisë. Kontrata e tij me “3 luanët” skadon në fund të vitit dhe shumë e shohin atë në pankinën e Manchester United sezonin e ardhshëm. Për këtë temë foli portieri i anglezëve, Jordan Pickford, i cili u shpreh se ekipi është tërësisht i fokusuar në fitimin e kampionatit europian.
“Mendoj se kemi një qëllim dhe ai është të fitojmë Europianin. Ne si lojtarë, mendoj edhe trajneri dhe stafi, jemi të fokusuar në këtë qëllim. Mendoj se të gjitha thashethemet, duhet të diskutohen më pas” – Tha Pickford.
Southgate është në krye të kombëtares që nga viti 2016. Deri më tani, ai ka dërguar skuadrën në top-4 në botërorin Katar 2022 dhe nuk mund të lihet pa përmendur ajo finale europiani, e humbur kundër Italisë në 2021.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co