Futbollisti “tremb” Atalantën: Dua të largohem në verë, vendimin ia kam komunikuar drejtuesve

futbollisti tremb atalanten dua te largohem ne vere vendimin ia kam komunikuar drejtuesve
futbollisti tremb atalanten dua te largohem ne vere vendimin ia kam komunikuar drejtuesve

Konfirmime të mëtejshme për të ardhmen e Koopmeiners. Mesfushori holandez i Atalantës me gjasë do të largohet nga Bergamo, në verë.

“I thashë Atalantës se dua të largohem verën e ardhshme. Besoj se ka disa opsione për të menduar. Në Bergamo unë dhe partnerja ime kaluam bukur. Vitin e kaluar ka pasur interes konkret nga Napoli” – Tha lojtari nga grumbullimi i Kombëtares.

Futbollisti është një nga të preferuarit e trajnerit të Atalantës, Gasperini, pasi këtë sezon ai ka luajtur jo pak por mbi 25 ndeshje në Serie.  26-vjeçari po luan sezonin e tij të 3-të në Serie A. Koopmeiners më herët ëshët aktivizuar në Holandë, në radhët e AZ Alkmaar.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →