Konkursi në Policinë e Shtetit, përfundojnë dy fazat e para të procesit, javën e ardhshme jepet testimi i fundit

konkursi ne policine e shtetit perfundojne dy fazat e para te procesit javen e ardhshme jepet testimi i fundit
konkursi ne policine e shtetit perfundojne dy fazat e para te procesit javen e ardhshme jepet testimi i fundit

Prej ditësh në ambientet e Akademisë së Sigurisë dhe Pallatit të Kongreseve ka nisur testimi me shkrim, për të konkurruar për gradat Drejtues dhe Drejtues i Parë, kryekomisarë dhe komisarë në Policinë e Shtetit. Të ndarë sipas kategorisë do të jepen gradat për 12 “Drejtues të Parë”, 40 “Drejtues”, 200 “Kryekomisarë” dhe 320 “Komisarë”. Procesi kalon në tre faza, e para kriteret dhe pikët e dosjes, e dyta testi me shkrim dhe faza e tretë testi me gojë.

News24 mësoi zyrtarisht se deri më tani kanë përfunduar dy fazat e para të këtij procesi, faza e parë kriteret dhe pikët e dosjes dhe faza e dytë testimi me shkrim. Deri më tani kanë konkurruar në dy fazat e para, 88 kryekomisarë për gradën Drejtues, ndërsa 20 drejtues kanë dhënë testin me shkrim për gradën Drejtues i Parë. Ndërsa 600 nënkomisarë ka konkurruar për 300 vende komisarë dhe 320 komisarë për 200 vende kryekomisarë. Të gjithë aplikanët kanë marrë përgjigjet e testimit me shkrim.

Javës tjetër do të jepet edhe testi i fundit, ai me gojë dhe në fund pastaj përcaktohet marrja e gradës, ku në total uniformave blu pritet t’i shtohen 52 drejtues si dhe 520 kryekomisarë e komisarë.

Edhe pse procesi po monitorohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe po mbikëqyret nga AMP dhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare që asistojnë Policinë e Shtetit, ky proces nuk ka qenë transparent për mediat dhe publikun pasi nuk ka pasur afishim publik të rezultateve të testimeve të aplikantëve. News24 u interesua zyrtarisht në Policinë e Shtetit, e cila deklaroi se lista e pikëve është publike vetëm për policinë dhe punonjësit e policisë dhe jo për qytetarët.

Po ashtu, ky proces gjithashtu vjen në një fazë të rëndësishme të policisë që lidhet me vetëpastrimin e saj. Kujtojmë që 9 muajt e fundit, hetimet e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe SPAK kanë çuar në arrestimin e shefave apo drejtues policie, të cilët rezultuan të implikuar në botën e krimit duke bashkëpunuar dhe I dhënë informacion grupeve kriminale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →