Heqja e dinarit serb, emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Në Bruksel po bëhet punë e mirë mes Kosovës dhe Serbisë

heqja e dinarit serb emisari i gjermanise per ballkanin perendimor ne bruksel po behet pune e mire mes kosoves dhe serbise
heqja e dinarit serb emisari i gjermanise per ballkanin perendimor ne bruksel po behet pune e mire mes kosoves dhe serbise

I ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka folur për çështjen e dinarit serb në Kosovë duke theksuar se në Bruksel po bëhet një punë e mirë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne presim nga të dyja palët që të premten t’i dorëzojnë propozimet e tyre në Bruksel për zgjidhjen e çështjes së dinarit, që njerëzit të veprojnë në terren. Ne presim nga të dyja palët që të punojnë në zbatimin të Marrëveshjes së Ohrit, për t’i dhënë kredibilitet kësaj rruge drejtë zgjidhjeve brenda dialogut”, ka deklaruar Sarrazin.

Duke folur për rëndësinë e procesit të Berlinit, ai tha se pret nga gjashtë vendet e rajonit si dhe nga Qeveria e Kosovës që të jenë konstruktive dhe produktive brenda procesit të Berlinit.

“Procesi i Berlinit kërkon që të gjitha palët të jenë të angazhuara. Për Qevërinë e Kosovës bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm dhe shpresoj që së bashku me Serbinë dhe Kosovën dhe të tjerët të arrijmë zhvillime pozitive në këtë format”, ka deklaruar ai për mediat në Kosovë.

“Ne duam që t’i bëjmë bashkë që të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor që të kemi ekonominë, mobilitetin në rajon dhe që është e rëndësishme për të gjithë qytetarët e këtyre shteteve”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →