U kapën në shtëpinë e barit prej mbi 800 mijë paund, dy shqiptarët shpallen fajtorë

u kapen ne shtepine e barit prej mbi 800 mije paund dy shqiptaret shpallen fajtore
u kapen ne shtepine e barit prej mbi 800 mije paund dy shqiptaret shpallen fajtore

Dy burra kanë pranuar se drejtonin një fermë masive kanabisi në West Lothian pas një operacioni policor që zbuloi drogë me një vlerë rruge deri në 850,000 £. Kenan Jenishi dhe Igli Duka, që të dy dyshohet se ishin me origjinë shqiptare, u deklaruan fajtorë për prodhimin e drogës së kontrolluar të klasit B në një njësi industriale.

Prokurorët thanë se në rastin e Kenanit do të vërtetohet nëse vepra është rënduar në lidhje me krim të rëndë të organizuar. Policia e Skocisë tha se oficerët sekuestruan një sasi të madhe bimësh kanabisi, me një vlerë të përllogaritur në rrugë midis 500,000 dhe 600,000 £ gjatë një bastisjeje në një ish-garazh në Livingston më 21 shtator 2023.

Disa orë më herët, detektivët kishin sekuestruar kanabis me një vlerë të vlerësuar në rrugë midis 80,000 dhe 250,000 £ pas ekzekutimit të një urdhri kontrolli në lokalet në Albion Industrial Estate në Glasgow. Një burrë 33-vjeçar u arrestua dhe u akuzua në lidhje me veprat penale të drogës në Perëndim të Skocisë dhe më vonë u paraqit në Gjykatën e Sherifit të Glasgow.

Kenan, 25 vjeç dhe Duka, 24 vjeç, u shfaqën veçmas para Gjykatës së Livingston përmes lidhjeve video nga burgu Addiewell. Të dy u deklaruan fajtorë ndaj aktakuzave dhe tanimë pritet dënimi i tyre.  Gjykata shtyu dënimin për të dy burrat deri më 28 mars. Lirimi me kusht u refuzua dhe të dy të akuzuarit u lanë në paraburgim deri atëherë. Pavarësisht bastisjeve të drogës në të njëjtin mëngjes, inspektori detektiv Alan Ferguson tha se dy incidentet nuk ishin të lidhura.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co