Të pathënat e ndarjes nga partneri, Sara Karaj: Pas lindjes së fëmijës, patëm keqkuptime

te pathenat e ndarjes nga partneri sara karaj pas lindjes se femijes patem keqkuptime
te pathenat e ndarjes nga partneri sara karaj pas lindjes se femijes patem keqkuptime

TIRANE

Ish-banorja e Big Brother VIP, Sara Karaj ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj personale, teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5”. Ajo ka treguar se ka emigruar shumë e vogël në Londër, por pavarësisht kësaj, i kanë ruajtur traditat.

“Prindërit e mi vendosën që të shkonim në Londër për një jetë më të mirë. Jam shumë e lumtur dhe krenare për të që na sollën në Londër. Pavarësisht se jemi rritur andej i kemi ruajtur traditat. Gatimet tradicionale kryesisht”,- tha ajo.

Sara Karaj, ndër të tjera, ka folur edhe për partnerin e saj me të cilin është ndarë. Ai është edhe babai i vajzës. Ish-banorja është shprehur se ka marrë fund për shkak të disa keqkuptimeve në çift.

“Vajza ime është rritur me plot dashuri. Jemi çdo ditë me njëri-tjetrin, se jetojmë në një lagje me familjarët. Me babain e saj unë jam njohur, kam ndenjur tre-katër vite me të, është shqiptar. Ka marrëdhënie të mira me vajzën, por ne nuk jemi bashkë. Jemi njohur nga një kushëri i largët i përbashkët, që ai e kishte shok. Kemi dalë për kafe dhe aty mi kishte ngjitur sytë. Ka thënë kjo do të jetë nusja ime. Ishte dashuri me shikim të parë. Nuk kemi bërë dasmë.

Kemi pasur bashkëjetesë dhe fejesë. Dasmë nuk bëmë, se ra covidi, lindi fëmija, pastaj ndarja dhe nuk bëmë, por nuk më ka ngelur merak që nuk e kam bërë. Kemi pasur disa keqkuptime në çift, janë gjëra që ndodhin pas lindjes së fëmijës. Ai kishte perspektiva të tjera dhe unë të tjera. Ka qenë një vendim i përbashkët”,- u shpreh Sara Karaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →