Deputeti i PD-së Tritan Shehu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se 22 marsi, kur PD fitoi për herë të parë zgjedhjet pluraliste në vend është dita e demokracisë.
Shehu thekson se kjo ditë e gjen Shqipërinë shumë vite me vonë me liderin historik të Partisë Demokratike të burgosur politik. Shehu bën thirrje që t’i kthehemi idealeve të demokracisë dhe lirisë.
Postimi i deputetit Tritan Shehu:
22 Mars, dita e fitores se demokracise!
Nje nga ditet me te shenuara ne historine tone mijra vjecare kombetare.
Dita qe celi per here te pare pluralizmin e vertete, demokracine perendimore per ne shqiptaret.
Qe na afroi me familjen tone natyrale e jetike, Europen e Perendimin!
Por qe fatkeqesisht sot na gjen perseri shume larg atyre vlerave, lirive qe “cliroi” 22 Marsi 1992!
Na gjen me promotorin e demokracise, liderin e opozites, Sali Berishen, te burgosur politik.
Gje qe tregon e na impenjon per betejat e pa kompromis per tu rikthyer ne ato ideale te atij 22 Marsi!
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co