“Kemi të ardhme”, Lorik Cana zbulon Shqipërinë në Kili: Ju tregoj boshtin e ekipit

kemi te ardhme lorik cana zbulon shqiperine ne kili ju tregoj boshtin e ekipit

Lorik Cana, kapiteni legjendar i Shqipërisë, ka zbuluar kuqezinjtë për mediat në Kili, çfarë pret nga ky test miqësor mes dy përfaqësueseve:  “Shqipëria ka një ekip të ri dhe shumë të mirë. Ne u klasifikuam të parët në grupin tonë në “Euro 2024” dhe kemi shumë lojtarë që luajnë në ekipe të mira në Evropë. Ka një të ardhme të mirë përpara me lojtarë si Strakosha, Kumbulla, Mitaj, Balliu, Asllani dhe Broja”, u shpreh fillimisht Cana, duke bërë më pas një koment të shkurtër edhe për Kilin, si i duket tani kjo përfaqësuese me traditë:

Lorik
Lorik

“Në mendjen tonë, përfaqësuesja kiliane do të jetë gjithmonë një ekip shumë i mirë dhe do të ketë lojtarë të nivelit të parë. Nuk po kalojnë periudhën më të mirë, por me siguri do të kthehen më ë fortë”, theksoi ish kapiteni kuqezi, duke bërë në fund edhe një koment për Alexis Sanchez, liderin e Kilit, me të cilin ka pasur një eksperiencë gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e Marsejës:

Snaches
Snaches

“Aleksis është një lojtar fantastik, me një karrierë të madhe. Realisht dëshiroja që të qëndronte më shumë në Marsejë. Ai kishte mentalitetin e duhur për të bërë mirë në një klub dhe një qytet me aq shumë pasion si Marseja”, u shpreh Cana.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →