Real Madrid do të ketë një sulm atomik për vitin e ardhshëm. Në fakt, Endrick me siguri do t’i shtohet shumë kampionëve tashmë në skuadër dhe sipas të gjitha gjasave edhe Kylian Mbappé. Pikërisht, për shkak se do të ketë mbipopullim në repartin e avancuar, nuk mund të përjashtohet që Los Blancos të largojë ndonjë lojtar.
Midis tyre mund të jetë padyshim Rodrygo. Emrat e mëdhenj të Premier League tashmë po ndjekin situatën dhe sipas asaj që raporton gazeta spanjolle Sport, janë katër klube që kanë kryer një sondazh. Bëhet fjalë për Manchester United, Manchester City, Liverpool dhe Arsenal.
Sulmuesi brazilian është i lidhur me klubin spanjoll deri në vitin 2028 dhe ka një klauzolë me vlerë një miliard. Sidoqoftë, nëse Rodrygo do të kërkonte “divorcin”, Real Madrid do të konsideronte vërtetë ndërprerjen e bashkëpunimit. Megjithatë, me kusht që në Angli të kenë gati të paktën 100 milionë euro!
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co