Arsenali mori triumfin e dytë radhazi në kampionat, pasi triumfoi 1-2 ndaj Nottingham në transfertë. Në të 23-tën, mysafirët lëshuan sinjale në drejtim të portës së mbrojtur nga portieri amerikan, Turner. Gjithsesi, goditja e Martinellit u bllokua nga prapavija.
Ekipi i Artetas u tregua i rrezikshëm sidomos nga krahët. Gooners mund të kishin shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh, nëse Bukayo Saka do koordinohej mirë nga brenda zonës.
Për të ardhur te goli, Gabriel Jesus zhbllokoi takimin, në minutën e 65-të. Pak më vonë, Saka siguroi fitoren me golin e qetësisë. Goli i vendasve me Taiwo Awoniyi në fund shërbeu vetëm për statistikë.
Me këtë rezultat, Arsenali është në vendin e dytë me 46 pikë. Nottingham endet në vendet e fundit. Në ndeshjet e tjera bie në sy suksesi i thellë me shifrat 4-0 i Luton ndaj Brighton.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co