Sport

Situata me Lukakun, Roma merr lajmin e mirë nga Belgjika, kur zbret në fushë sulmuesi?

situata me lukakun roma merr lajmin e mire nga belgjika kur zbret ne fushe sulmuesi
situata me lukakun roma merr lajmin e mire nga belgjika kur zbret ne fushe sulmuesi

Roma mund të buzëqeshë. Dëmtimi i Romelu Lukakut në ijë nuk duket dhe aq problematik. Sulmuesi, në fakt i është rikthyer stërvitjeve rregullisht me Belgjikën.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Domenico Tedesco me gjasë do ta lërë të pushojë për ndeshjen miqësore që skuadra do të zhvillojë nesër ndaj Irlandës, por Lukaku do të jetë gati për testin e radhës së kombëtares, atë ndaj Anglisë. Belgjika synon që të marrë dy fitore në ndeshjet e radhës, për t’u përgatitur kështu në mënyrën më të mirë të mundshme për Europianin.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts