Pas marrëveshjes midis mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e komisioneve parlamentare dhe që u miratuan me shumicë votash seancën e mbrëmjes së shkuar të Parlamentit, Partia Demokratike nuk ka humbur kohë duke njoftuar mbledhjen e komisionit.
Deputetja Albana Vokshi që drejton komisionin e sterilizimit dhe atë të Check-Up, tha se mbledhja e parë e komisionit do të zhvillohet ditën e hënë.
“Pas miratimit në Seancën Plenare të Kuvendit, datë 21.03.2021, bazuar në ligjin “Për Organizimi dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, mbledhja e parë e “Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi” do të zhvillohet ditën e hënë, datë 25 mars 2024, ora 11.00 në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftimi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co