Aksident me vdekje në Shënavlash-Sektor Rina, humb jetën 20-vjeçari

aksident me vdekje ne shenavlash sektor rina humb jeten 20 vjecari
aksident me vdekje ne shenavlash sektor rina humb jeten 20 vjecari

Aksident me vdekje në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti me drejtues shtetasin Ledi Buna, 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, shtetasin me Dorjan Ndoj, 20 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

“Në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina, automjeti me drejtues shtetasin L. B., 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, shtetasin D. N., 20 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L. B, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, sqaron policia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →