Përgjaket Moska, autoritetet njoftojnë masa të rrepta sigurie pas sulmit me dhjetëra viktima, blindohet kryeqyteti rus

pergjaket moska autoritetet njoftojne masa te rrepta sigurie pas sulmit me dhjetera viktima blindohet kryeqyteti rus
pergjaket moska autoritetet njoftojne masa te rrepta sigurie pas sulmit me dhjetera viktima blindohet kryeqyteti rus

Pas të shtënave masive në sallën e koncerteve në qendrën tregtare “Crocus City” në Moskë më herët gjatë mbrëmjes së sotme, kryetari i bashkisë së qytetit njoftoi në kanalin e tij zyrtar Telegram se po vendosen masa të veçanta sigurie për shkak të rrezikut të sulmeve të reja.

Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergey Sobyanin, deklaroi se të gjitha ngjarjet sportive, kulturore dhe të tjera masive në kryeqytetin e Rusisë do të anulohen.

Gjithashtu, masat e sigurisë janë shtuar në aeroporte, ndërsa udhëtarët këshillohen të mbërrijnë herët për fluturimet e tyre.

Në të shtënat masive në “Crocus City”, sipas shërbimeve të urgjencës, 40 persona humbën jetën, mbi 100 u plagosën dhe më shumë se 100 prej tyre mbetën të bllokuar në godinën e qendrës tregtare, çatia e së cilës mori flakë, pasi pas të shtënave ka pasur edhe dy shpërthime.

Në vendngjarje ndodhen efektivët e policisë, si dhe mbi 50 ekipe të emergjencës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →