Ngjarja në sallën e koncerteve/ Moska: E gjithë bota të dënojë sulmin terrorist. Reagon Shtëpia e Bardhë: Lutjet tona për viktimat!

ngjarja ne sallen e koncerteve moska e gjithe bota te denoje sulmin terrorist reagon shtepia e bardhe lutjet tona per viktimat
ngjarja ne sallen e koncerteve moska e gjithe bota te denoje sulmin terrorist reagon shtepia e bardhe lutjet tona per viktimat

“I gjithë komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë sulmin terrorist që ndodhi mbrëmjen e sotme në Moskë në sallën e qytetit Crocus.”.

Kështu deklaroi Ministria e Jashtme ruse e cituar nga Ria Novosti. Persona të armatosur kanë hapur zjarr në një sallë koncertesh në kryeqytetin rus, ndërsa raportohet se të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Për ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe SHBA. John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, tha se Shtëpia e Bardhë po punon për të mbledhur më shumë informacion mbi sulmin.

“Mendimet tona padyshim shkojnë te viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm,” tha ai në një konferencë shtypi.
Departamenti Amerikan i Shtetit u ka dërguar një njoftim amerikanëve në Moskë për të shmangur tubimet më të mëdha “për sigurinë e tyre”, tha ai. Ai gjithashtu kërkoi që shtetasit amerikanë të qëndrojnë në kontakt me Departamentin e Shtetit për përditësime dhe informacione të mëtejshme. Kujtojmë se më 7 mars ambasada e SHBA paralajmëroi qytetarët e saj që të shmangnin turmat dhe tubimet në Moskë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →