Shpresat nuk “ndezën” ndaj Finlandës, Alban Bushi kritikon sulmin: Duhej altruizëm

shpresat nuk ndezen ndaj finlandes alban bushi kritikon sulmin duhej altruizem
shpresat nuk ndezen ndaj finlandes alban bushi kritikon sulmin duhej altruizem

Kombëtarja shqiptare U-21 është u ndalur dje në një barazim pa gola përballë Finlandës në “Air Albania”, duke bërë më të vështirë kualifikimin e mundshëm në Europianin e vitit të ardhshëm të kësaj grupmoshe. Shpendi, Pajaziti dhe Berisha shpërdoruan disa mundësi për të shënuar përballë miqve, që u mbrojtën me rregull deri në fund. Në stadium kishte prani prej rreth 5 mijë spektatorësh.

Pas ndeshjes për mediat u prononcua trajneri i Shpresave, Alban Bushi. “Pika vlen gjithnjë, sepse është grup i ekuilibruar. Deri në fund ekipet do të jenë aty-aty. Duhej ta kishim fituar ndeshjen, i kishim të gjitha mundësitë. Finlanda është ekip i fortë, kishim bllokuar të dy krahët që të mos na kapnin me topa pas shpine dhe ia dolëm.

Dua t’i falënderoj çunat, sepse në pak ditë ndryshuam gjithë skemat. Ndeshja e radhës me Zvicrën është vendimtare. Nëse fitojmë, rriten pretendimet. Mendoj se çaloi sulmi, ku duhej të ishim më altruistë. Mbrojtja më pëlqeu”, tha ndër të tjera Bushi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →