Miqësorja Rusi-Paraguaj e planifikuar të luhej të hënën në Moskë është anuluar për shkak të një sulmi terrorist me mbi 60 të vdekur në Krasnogorsk, një periferi e Moskës. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Ruse e Futbollit.
“Për shkak të sulmit terrorist që ndodhi në Krasnogorsk, Federata Ruse e Futbollit dhe Federata e Futbollit të Paraguait vendosën të anulojnë ndeshjen miqësore ndërmjet ekipeve kombëtare të Rusisë dhe Paraguajit. Palët ranë dakord që ndeshja të mund të zhvillohet në një kohë tjetër.
Tifozët që kanë blerë biletat për ndeshjen do të mund të marrin një rimbursim të plotë. Gjithashtu do të publikohen informacione për procedurën e kthimit të biletave të blera”, thuhet në njoftim.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co