Bie nga tarraca e biznesit të familjes, përfundon te Trauma 21-vjeçari nga Lezha

bie nga tarraca e biznesit te familjes perfundon te trauma 21 vjecari nga lezha
bie nga tarraca e biznesit te familjes perfundon te trauma 21 vjecari nga lezha

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në spitalin rajonal të Lezhës, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi K. Ç., 21 vjeç, banues në Torovicë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij.

21-vjeçari po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co