Autoritetet në Kolumbi kapën 130 bretkosa helmuese që trafikoheshin përmes aeroportit të Bogotas dhe arrestuan gruan braziliane që i mbante ato.
Gruaja është akuzuar për trafikim të kafshëve të egra. Bretkosat janë më të vogla se gishti i madh i njeriut. Vlera e një bretkose te tille shkon deri ne 1000 dollarë.
Braziliania e cila ishte nisur për në Sao Paulo, tha se bretkosat i ishin dhënë si dhuratë nga një komunitet lokal në jug të Kolumbisë.
Autoritetet ne Kolumbi thane se gjoba për posedimin e një bretkose të tillë mund të arrijë në (14,300 dollarë).
Gjëndrat e tyre të lëkurës prodhojnë një helm shumë toksik, i cili në të kaluarën është përdorur nga njerëzit indigjenë për të lyer majat e shigjetave që përdornin për gjueti.
Helmi i tyre është mjaft i fortë për të vrarë kafshë të vogla. Kjo specie e rrezikuar është e kërkuar në tregjet ndërkombëtare.
Trafikimi i kafshëve është i zakonshëm në Kolumbi, veçanërisht i amfibëve, gjitarëve të vegjël dhe kafshëve detare.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co