FORMULA 1/ Makina e Vershtapen në flakë, fitore dyfishe e Ferrarit në Australi

formula 1 makina e vershtapen ne flake fitore dyfishe e ferrarit ne australi
formula 1 makina e vershtapen ne flake fitore dyfishe e ferrarit ne australi

Ferrari arriti një fitore të dyfishtë mëngjesin e sotëm në Melburn, në garën e Australisë në Formula 1. Piloti spanjoll Karlos Sainz fitoi garën e tretë sezonale, sukses që vjen vetëm dy javë pas operacionit të apandesitit, duke ndalur hegjemoninë e Red Bull, që pat fituar dy garat e para.

Në vendin e dytë u klasifikua “kokëkuqja” e Carls Leklerk, në një garë që u dominua nga makina italiane, që arriti një fitore disi surprizë. Kjo u kushtëzua edhe nga tërheqja e Maks Vershtapen me Red Bull pas 4 xhirosh, pasi makina e tij pati probleme dhe goma e pasme përfundoi në flakë kur hyri në garazh.

Në podium u ngjit edhe makina McLaren e Lando Norris, që ndonëse u përpoq në pjesën e parë të garës nuk arriti dot të kapë Ferrarin. Makina italiane sot ishte e paarritshme nga rivalët, madje as nga Red Bull-i tjetër i Serxhio Perez, që u klasifikua në vendin e pestë, pas makinës tjetër McLaren të Oscar Piastri, i katërti.

Ky është triumfi i tretë në karrierë për Sainz, në një garë që e dominoi nga xhiro e parë deri tek e fundit. Gara u mbyll nën regjimin e makinës virtuale të sigurisë, pas aksidentit të Rasell në xhiron e fundit. Madje makina Mercedes e britanikut përfundoi “kokëposhtë” pas përplasjes, por pa pasoja për pilotin. Një garë për t’u harruar kjo për Mercedes, që e mbylli me zero pikë, pasi edhe Hemilton u tërhoq me probleme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →