Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Serbi pas gjenocidit në Kosovë.
Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Spiropali thekson se 25 vite më parë, avionët e NATO-s nga qielli nisën të parën luftë humanitare në Europën e pasluftës së Dytë Botërore për të shpëtuar qytetërimin nga agresioni i neofashizmit nacionalist të Milosheviçit dhe për të mbrojtur qytetarët e Kosovës nga masakra dhe gjenocidi shtetëror i Beogradit.
“25 vite më parë, avionët e NATO-s nga qielli nisën të parën luftë humanitare në Europën e pasluftës së Dytë Botërore për të shpëtuar qytetërimin nga agresioni i neofashizmit nacionalist të Milosheviçit dhe për të mbrojtur qytetarët e Kosovës nga masakra dhe genocidi shtetëror i Beogradit!
Forca e NATO-s, vetëdija e komunitetit ndërkombëtar bashkuar me sakrificat e jashtëzakonshme të burrave dhe grave të UÇK-së i dhanë jetë kësaj beteje epike dhe shpëtuan ndërgjegjen e Perëndimit duke korrektuar Historinë dhe duke i rikthyer shqiptarëve dinjitetin e jetës në liri!
Mirënjohje pafund e të përjetshme Aleancës EuroAtlantike dhe partnerit tonë strategjik, SHBA-së!
Nderim përjetë heronjve dhe viktimave të luftës në Kosovë, që me gjakun e tyre shtruan udhën e lirisë.
Ishte koha kur shqiptarët si komb takuan historinë!
Ishte kohë kur historia nisi të shkruhet ndryshe dhe më mirë për shqiptarët!”, shkruan Spiropali.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co