Një zjarr i madh ka rënë sot në fshatin Moravë, në Njësinë Administrative Otllak. Zjarri i papritur, i shfaqur në një sipërfaqe toke, është parë nga banorët e zonës, që kanë njoftuar zjarrfikësit. Pas njoftimit të marrë, dy mjete zjarrfikëse janë nisur drejt zonës. Në një kohë të shkurtër është bërë i mundur lokalizimi i vatrës së zjarrit.
Zjarri është shuar disa minuta më pas, duke shmangur edhe përhapjen e flakëve drejt banesave të fshatit. Burimet zjarrfikëse në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Në zonë kanë shkuar edhe forcat e policisë që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit (autorëve). Si pasojë e zjarrit, është shkrumbuar një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre e ferra, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në asnjë banesë përreth.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co