![Ngjarje e paprecedentë/ Persona të paidentifikuar vjedhin transformatorin e rrjetit elektrik në Bërdicë 2 ngjarje e paprecedente persona te paidentifikuar vjedhin transformatorin e rrjetit elektrik ne berdice](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/ngjarje-e-paprecedente-persona-te-paidentifikuar-vjedhin-transformatorin-e-rrjetit-elektrik-ne-berdice.jpg)
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në stacionin e ujësjellësit në Bërdicë të Bashkisë Shkodër. Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur transformatorin e rrjetit elektrik të këtij stacioni, duke lënë pa ujë afro katër mijë banorë të katër fshatrave të Bërdicës.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Balkanweb se menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, duke nisur hetimet. Inxhinieri i shoqërisë rajonale të ujësjellës kanalizime në Shkodër Lazër Pema thotë se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm, por shumë shpejt do merren masa për rikthimin e ujit të pijshëm në katër fshatrat e Bërdicës.
Inxhinieri Lazër Pema ka një apel për gjithë banorët e kësaj zone, por edhe për gjithë të tjerët, që të mos dëmtojnë stacionet e ujësjellësave, duke qenë se ky është një rast i përsëritur. Brenda tre viteve të fundit ky transformator elektrik në stacionin e ujësjellësit të Bërdicës është vjedhur tri here.
Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Shkodër është duke bashkëpunuar me Policinë e Shtetit për të indetifikuar autorët e kësaj ngjarjeje në stacionin e ujësjellësit në Bërdicë, ndërsa brenda pak ditësh pritet normalizimi i situatës për riparimin e transformatorit të dëmtuar dhe rikthimin e ujit të pijshëm.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co