![Ardhmja e Mbappe, “driblon” Ancelotti: Gjëja më e rëndësishme është…Reali 2 ardhmja e mbappe driblon ancelotti gjeja me e rendesishme eshtereali](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/ardhmja-e-mbappe-driblon-ancelotti-gjeja-me-e-rendesishme-eshtereali.webp)
Shumë futbollistë të Real Madrid janë në grumbullim me Kombëtaren. Në këto kushte, trajneri i Los Blancos Carlo Ancelotti ka përfituar nga pauza e kampionateve, për t’u rikthyer në Itali.Mediat nuk hezituan të “ngacmonin” trajneri Ancelotti sa i takon Kylian Mbappén, por tekniku dribloi mjaft bukur.
“I lumtur që Mbappe po vjen? Gjëja e rëndësishme është Real Madridi” – Tha ai. Kujtojmë që sulmuesi francez do të largohet nga PSG në fund të sezonit dhe me gjasë transferim i tij në Madrid është thjeshtë çështje kohe. Mbappe ka lajmëruar për largimin Presidentin Al-Khelaifi dhe e ardhmja do të mësohet para Europianit.
Më pas, i pyetur për flirtin me Brazilin, Carletto përgjigjet kështu: “Jam i lumtur në Real Madrid”.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co