Alternativë e mirë për fundin e sezonit, rikthim me peshë te Reali, i dëmtuar prej 12 gushtit

alternative e mire per fundin e sezonit rikthim me peshe te reali i demtuar prej 12 gushtit
alternative e mire per fundin e sezonit rikthim me peshe te reali i demtuar prej 12 gushtit

Rikthim i rëndësishëm në shtëpinë e Real Madrid. I dëmtuar prej datës 12 gusht, më në fund “dritë në fund të tunelit” për Eder Militao. Mbrojtësi, nuk është kthyer ende në stërvitje me grupin, por sipas asaj që raportohet nga Marca, në ndeshjen e radhës kundër Mallorca-s , Militao do të grumbullohet me skuadrën, por duke parë atë që ndodhi me Courtois, nuk ka gjasa që trajneri Carlo Ancelotti t’i japë minuta.

Ancelotti do i japë edhe disa ditë kohë futbollistit për të marrë veten plotësisht, e më pas do të tentohet përfshirja graduale në lojë e tij. 26-vjeçari brazilian mund të jetë një vlerë e shtuar për prapavijën e Los Blancos, për pjesën e mbetur të sezonit. Militao është pjesë e Real Madrid që në vitin 2019, kur u transferua nga portugezët e Portos.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co