Në programin “Gëzuar me ju” këtë të diel ishte e ftuar këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Liljana Kondakçi.
Në mes miqve, kolegëve dhe të afërmve, këngëtarja foli për rrugëtimin e saj muzikor, teksa interpretoi këngë nga repertori i saj ndër vite, por jo vetëm.
“Se kam të lehtë”, me të cilën ka marrë pjesë në “Festivalin e 10-të rë Këngës” në vitin 1971, ishte kënga e parë që Liljana këndoi në “Gëzuar me ju”, ndërkohë që muzika e mirë ishte pjesë e gjithë mbrëmjes, ku disa prej këngëve ishin kënga “Çe mora rakin”, të cilën e këndoi në kujtim të nënës së saj, së bashku me Qirjako Vangjelin dhe Evgjeni Cullin, “Shtegëtimi”, “Kur xhirohej një film”, një kolazh me këngë të veriut, ndërkohë dy këngët “Syçkat si ato të tuat” dhe “Ora dy e natës” i këndoi së bashku me Endri dhe Stefi Priftin.
Pa frikë mund të themi që Liljana Kondakçi është një fenomen, një këngëtare e jashtëzakonshme. Ajo ka debutuar në “Festivalin e 6-të të Këngës” në vitin 1967 kur ishte vetën 14 vjeçe dhe ka marrë pjesë për 27 vite rresht në festivalet pasardhëse.
“Kam kënduar që në kopsht, kisha ëndërr të bëhesha këngëtare. Dëgjoja shumë radio dhe nuk kishte këngë që nuk dija. Merrja pjesë në të gjitha aktivitetet e shkollës dhe kur mbarova klasën e tetë, pata një takim me artistët e estradës së Tiranës dhe i madhi Pjetër Gaci më dëgjoi dhe më pëlqeu. Të nesermen shkuam në Radio Tirana, ku na priste Nikolla Zoraqi bashkë me Ferdinand Dedën”, u shpreh ajo, duke zbuluar në këtë mënyrë se ka qenë kompozitori i njohur shkodran Pjetër Gaci që ka zbuluar si fillim talentin e Liljana Kondakçiut.
Përveç pjesëmarrjes në festivale, Liljana tha se merrte pjesë edhe në të gjitha Anketat që realizoheshin në radio. Një nga këngët e anketave “Shtegëtimi” ë, Liljana e këndoi në studion e “Gëzuar me ju”.
Shumë prej këngëve të Liljana Kondakçiu janë kolonë zanore e filmave të njohur shqiptarë, ku do të përmendim, “Fejesa e Blertës”, “Kapedani”, ndërkohë te filmi “Udhëtim në pranverë” dhe “ ” ka luajtur si aktore.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co