Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka përkujtuar 25-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavinë, që rezultoi me çlirimin e Kosovës.
Delawie ka thënë se forcat jugosllave kryenin spastrime etnik dhe kanë bërë operacione terroriste.
“25 vjet më parë sot NATO filloi çlirimin e Kosovës nga forcat jugosllave që kryenin spastrim etnik dhe operacione terroriste që vranë mijëra dhe detyruan afro 1 milion shqiptarë të Kosovës të bëhen refugjatë në vendet fqinje në motin e dimrit. #NATO #Së bashku më të fortë”, ka shkruar ai në platformën “X”.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co